Katica Janeva mbetet në arrest, vendosi Gjykata e Apelit


Фото: Б. Грданоски

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, mbetet në arrest në burgun e Shutkës, edhe pse ka përfunduar hetimi për rastin “Reket”, në të cilën ajo është e dyshuara e tretë, vendosi Gjykata e Apelit.

Nga Apeli informuan se është vendosur të pezullohet pika e dytë nga vendimi për paraburgim – ndikimi mbi hetimin, pas njoftimit të marrë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit se hetimi ka përfunduar. Megjithatë, gjykatësit kanë vlerësuar se ende ka rrezik për arrati dhe e refuzoi ankesën të parashtruar nga avokatët e Janevës.

Mbrojtja kërkoi t’i shqiptohet masë më e butë, sepse sipas tyre, tashmë nuk ekzistojnë bazat për të cilat i është shqiptuar arresti, ndërsa si garanci është ofruar pronë e tundshme dhe e patundshme.

Apeli vendosi rreth ankesës pasi që paraprakisht është refuzuar nga Gjykata Penale.

Katica Janeva është në arrest nga 21 gushti. Krahas saj, në “Reket” dyshohet edhe Bojan Jovanovski-Boki 13, i cili gjithashtu është në paraburgim, si dhe Zoran Mileski – Kiçeec, i cili është në arrest shtëpiak.