Katragulos: Riemërimet janë hapa të mohimit të irredentizmit


Riemërimet e aeroportit dhe autostradës janë hapa të mohimit të irredentizmit, thotë ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katragulos në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke. Gazetarja reagoi se nuk mund të jetë mohim, sepse “irredentizmi ekziston edhe në Kushtetutë”, ndaj çka Jorgos Katragulos sqaroi se njëjtë si edhe në […]

Insistimi i Ali Ahmetit për zgjidhjen e emrit


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se qeveria e Maqedonisë është reformuese dhe beson se “në kuadër të këtyre reformave përfundimisht do të zgjidhet problemi 25-vjeçar mes Shkupit dhe Athinës”. “Ne jemi vend pa emër, kemi një emër të përkohshëm, IRJM. Në praktikë po tentojmë përfundimisht të kemi një emër normal me negociatat që po […]

Zaev: Strategjia e KE-së lajm i mirë për Maqedoninë


Strategjia për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është një lajm i mirë për ne. Konstatuan se Republika e Maqedonisë ka bërë progres të dukshëm në rrugën evropiane, ndërsa KE-ja shfaq gatishmëri të japë rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim mbi bazë të kushteve të përmbushura, deklaroi sonte kryeministri Zoran Zaev në konferencën e […]

Zaev: Jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik për emrin


Jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik, deklaroi sonte në konferencë për shtyp, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke theksuar se çështja për kontestin me emrin që Maqedonia e ka me Greqinë është thelbësore dhe se duhet të jepet shans përmes bisedimeve të gjendet zgjidhje. “Dua që qytetarët tanë ta dinë, dua që dhe qytetarët e […]

Qeveria përmbush premtimin, riemërtohet aeroporti i Shkupit?


Burime brenda kabinetit qeveritar për “Nezavisen Vesnik” bëjnë të ditur se vendimi për riemërtimin e aeroportit të Shkupit është gati dhe se i njejti do të jetë “Aerporti ndërkombëtar Shkup”.  Ndërsa autostrada të mbajë emrin “Miqësia”. Ky ishte një premtin që kryeministri Zaev e bëri para disa ditësh gjatë takimit që pati me homologun grek Aleksis […]

Qeveria: Opinioni është tërësisht i informuar, zgjidhja është e mundshme


Në takimin bilateral mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Forumin Ekonomik në Davos, për herë të parë pas dy dekadave u zhbllokuan proceset të cilat çojnë drejt zgjidhjes dinjitoze të çështjeve të hapura të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë si dy vende fqinje evropiane. Për vullnetin e mirë të demonstruar nga […]

Han: BE nuk do të pranojë anëtarë të rinj nëse nuk i zgjidhin kontestet


Vendet anëtare nuk do të pranojnë anëtare të reja në Bashkimin Evropian të cilat nuk i kanë të zgjidhura kontestet bilatarale, kështu ka theksuar evro-komisari për zgjerim, Johanes Han nga Parlamenti Evropian gjatë prezentimit Strategjisë së BE-së për zgjerim, transmeton Zhurnal. Sundimi i së drejtës, siguria e migarntëve, zhvillimi social-ekonomik, mirëqenia tregëtare në rajon dhe […]

Han: KE-ja ka qëllim t’i japë rekomandim të pastër Maqedonisë


Qëllimi i Komisionit Evropian është që të japë rekomandim të pastër për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë, por vendimin final për këtë e japin të gjitha vendet-anëtare, thotë në intervistën për TV Nova, eurokomisari prë zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Për kontestin me Greqinë, që e ka bllokuar rrugën tonë drejt […]

Han: Edhe unë jam optimist se do të zgjidhet kontesti Shkup-Athinë


Synimi i Komisionit Evropian është që të japë një rekomandim të qartë për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë, por vendimin përfundimtar e marrin të gjitha shtetet anëtare, thotë komisari për zgjerim, Johanes Han, në një intervistë për Nova TV. Për kontestin me Greqinë, i cili po bllokon rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, Han […]

Zhbogar: “Gjashtë muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për vendin tuaj”


Ambasadori i BE-së në Shkup ku u prezantua strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor tha se vendi ka bërë një progres të dukshëm në reformat muajt e kaluar dhe kjo është inkurajuese, raporton Medial.mk. “Komisioni është i gatshëm të përgatit një rekomandim për fillimin e negociatave. E rëndësishme është të ekzistojë konsensus nacional për aderim […]

Osmani: 2018-ta vit i zgjidhjes së emrit, opozita të kthehet në Kuvend


Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani konsideron se viti 2018 është vit kur duhet të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë, pasi vitin e ardhshëm siç thotë “krijohen rrethana të reja”. “Duhet të gjendet zgjidhje dhe të materializohet në hapa konkret. Arsyet janë të qarta, më 2019 krejt Evropa është në zgjedhje për Parlamentin evropian, […]

Një delegacion kuvendor në Strasburg


Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej sot deri më 8 shkurt në Parlamentin Evropian në Strasburg, do të marrë pjesë në Takimin e 14-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian – Komiteti Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim. Delegacionin kuvendor në Komitet, siç informojnë nga Kuvendi, e […]

KE me strategji për Ballkanin Perëndimor, Osmani: Deri në vitin 2025 Maqedonia në BE


Karl Bild paralajmëron se në rast të dështimit të negociatave mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shumë mundësi do të dështojë edhe strategjia për zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin. Zëvendës-kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani edhe përkundër situatës të pavolitshme aktuale politike, çështjes së pazgjidhur rreth emrit me Greqinë dhe bllokimin […]

A po për përçahet Aleanca për shqiptarët?


Aleanca për Shqiptarët çdo ditë e më shumë po rritet, thotë sekretari i partisë Arben Taravari. Duke hedhur poshtë pretendimet se në këtë parti ka përçarje. Ai pranon se ka mos-pajtime në disa degë të qyteteve të kësaj partie, mirëpo sipas tij, ana e pakënaqur nuk e dëmton partinë. “Faktikisht familja Aleanca për Shqiptar gjithë […]

Kotzias: Ne e mbaruam punën tonë, Maqedonia tani duhet të deklarohet


Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për EuroNeës ka thënë se Greqia e ka kryer obligimin ndaj ndërmjetësit të OKB-së, Mattheë Nimetz rreth kontestit të emrit, duke propozuar emra për përdorim në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni. ”Ne e mbaruam detyrimin tonë duke propozuar mënyra për ndryshimin e emrit të […]

Seancë për “Sopotin” në Gjykatën penale


Në Gjykatën penale për sot është caktuar seancë për rastin “Sopoti”. Ky rast është prej vitit 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën pasi që automjeti i terrenit shkeli në një minë në rrugën lokale Sushevë – Sopot. Në këtë rast dhjetë persona u dënuan për terrorizëm. Ata ngarkohen […]

Fatmir Besimi Guvernator i Bankës Popullore?


DI po përgatit ish-Ministrin e Ekonomisë, të Mbrojtjes dhe Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Fatmir Besimin, i cili aktualisht këshillon Kryeministrin Zoran Zaev për guvernator të ri të Bankës Popullore pas përfundimit të mandatit të Dimitar Bogov në muajin mars, transmeton Fokus, përcjell aktuale.mk. Sipas burimeve të larta nga partia shqiptare në pushtet, BDI beson se […]

Kabineti i Xhaferit: Do të shqyrtohen amendamentet për Ligjin për gjuhët


Të gjitha amendamentet për Ligjin për gjuhët, në lexim të tretë, janë përkthyer, arkivuar, përpunuar dhe vendosur në e-Parlament, bëri të ditur sot Kabineti i kryetarit të Kuvendit. Shërbimi i Kuvendit, qëndron në kumtesë, në mënyrë të rregullt ka vepruar dhe do të veprojë në suaza të kompetencave dhe detyrimeve të tij, deri në përfundimin […]

Qeveria: Me dinjitet të zgjidhen çështjet e hapura me Greqinë


Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në ndërtimin e besimit me Qeverinë e Republikës së Greqisë, me qëllim të qartë me dinjitet të zgjidhen çështjet e hapura të të dy vendeve fqinje evropiane, thonë për MIA-n nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me protestën e djeshme në Athinë. “Besojmë se në Greqi dhe në […]