Han: BE nuk do të pranojë anëtarë të rinj nëse nuk i zgjidhin kontestet


Vendet anëtare nuk do të pranojnë anëtare të reja në Bashkimin Evropian të cilat nuk i kanë të zgjidhura kontestet bilatarale, kështu ka theksuar evro-komisari për zgjerim, Johanes Han nga Parlamenti Evropian gjatë prezentimit Strategjisë së BE-së për zgjerim, transmeton Zhurnal.

Sundimi i së drejtës, siguria e migarntëve, zhvillimi social-ekonomik, mirëqenia tregëtare në rajon dhe kujdesi për marrdhënje të mira ndërfqinjësore është ajo që pret nga vendet aspirante BE-ja, me theks të veçantë për 6 vendet për të cilat është përpiluar strategjia.

Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Herecegovina janë vendet të cilat janë përfshirë në strategji.

Në të thuhet, siç theksoi Han dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politik të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, shpresojn që në vitin 2025 është vit i mundëshëm për pranimin e anëtarëve të ri në Bashkimin Evropian, por kriteret patjetër të jenë të plotësuara.

“Ky nuk është një afat kohor kur duhet të bëhet diçka, por një perspektivë realiste në periudhën kohore kur disa vende pritet të përfundojnë ciklin e negociatave dhe ata që nuk kanë filluar të fillojnë. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës gjeografikisht, ato ndajnë të njëjtën histori me vendet anëtare të BE, trashëgimi kulturore, sfida dhe interesa. Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në 100% me politikën e jashtme të BE, dhe mund të vazhdojë që janë shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitojmë, por dhe shanse që mund të eksplorojmë në maksimum vetëm nëse jemi bashkë. Kjo strategji sot jep një prespektivë të qartë për integrimin e të 6 partnerëve. Është e qartë se janë reforma të veçanta që qytetarët të gëzojnë të drejta të njëjta me qytetarët e BE. Kemi parë dhe shohim shumë reforma që vijojnë në rajon, të karakterizuar nga një vendosmëri e fortë që liderët e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të qartë të çojnë vendin në BE, gjithkush në ritmin dhe kohën e vet, por drejtimi është i qartë. Sot i themi se dhe ne bëjmë të njëjtën zgjedhje”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se 2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste, “për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen. Pres që dhe vendet e tjera në muajt e ardhshëm të nisin negociatat. Sot nuk kemi adoptuar vetëm një strategji por kemi hapur një rrugë që në muajt e ardhshëm të na sjellë vendime të tjera. Raportet vjetore do të publikohen në prill, do kemi samitin BE-Ballkan Perëndimor në maj dhe një vendim të mundshëm të këshillit në qershor. Strategjia mbështet këtë agjendë me iniciativa të qarta”, vijoi Mogherini.

Përndryshe, përveç gjashtë vendeve të përfshira në strategji, sië vendeve të përfshira në strategji, siç tha evro-komisari Han, edhe BE ka detyra të caktuara e ajo është që ti binde vendet anëtare përse Ballkani Perëndimor i është i nevojshmë Bashkimit Evropian.