Osmani: 2018-ta vit i zgjidhjes së emrit, opozita të kthehet në Kuvend


Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani konsideron se viti 2018 është vit kur duhet të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë, pasi vitin e ardhshëm siç thotë “krijohen rrethana të reja”.

“Duhet të gjendet zgjidhje dhe të materializohet në hapa konkret. Arsyet janë të qarta, më 2019 krejt Evropa është në zgjedhje për Parlamentin evropian, Greqia ka zgjedhje dhe Maqedonia poashtu dhe rëndë do jetë të gjejmë mundësi për zgjidhje. Për këtë them se 2018-ta do jetë e palternativë”, ka thënë Osmani në intervistën e emisionit “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, transmeton Medial.mk.

Ai pret që opozita të kthehet në Kuvend dhe të sigurohet konsensusi i nevojshëm për ligjet reformuese.