Vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitet e BE-së


Një pjesë e mediave perëndimore sot publikuan se një grup prej 12 vendeve-anëtare të BE-së dëshiron që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në samitet e sivjetme të BE-së para se të kyçen ndaj Unionit. Austria, Çekia, Estonia, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Hungaria dëshirojnë në samitet e BE-së […]

Emri, 60 për qind e qytetarëve e duan anëtarësimin në NATO


Përderisa vitin e kaluar 30 për qind e qytetarëve tërësisht e kundërshtojnë integrimin e Maqedonisë në BE për shkak të frikës nga ndryshimi i identitetit, pas debatit publik me ekspertë dhe zyrtarë të lartë, kjo përqindje është ulur në 19,6%. Ndërkohë rreth 20% e qytetarëve fuqishëm kundërshtojnë ndryshimin e emrit kushtetues si pasojë e frikës […]

Zaev: Zvicra gati të ndihmojë në përforcimin e kapaciteteve të KSHZ dhe reformat zgjedhore


Zvicra është e përgatitur të ndihmojë në përforcimin e kapaciteteve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), si dhe në përgjithësi në reformat zgjedhore, theksoi ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Zuter Tehada në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me publikun, ka informuar […]

“To Vima” publikon “pakon e ideve” të Nimicit për zgjidhje të kontestit me emrin


Emri i ri tërësisht të miratohet edhe për përdorim të brendshëm edhe për të jashtëm, por pas integrimit në BE; nuk ekziston ndryshim i detyrueshëm i kushtetutës; Nimic e përsëritë klauzolën e joekskluzivitetit për termet “maqedonase” dhe “Maqedoni” për përdorim ekonomik; emri i ri të prëdoret i papërkthyer apo i përkthyer sipas zgjedhjes së secilës […]

Theodorakis: Ne kurrë nuk do t’ia japim emrin Maqedonisë


Duke folur për demonstratat masive në Athinë mbi kompromisin e mundshëm të Greqisë me autoritetet në Shkup rreth emrit zyrtar të Maqedonisë, ai i bëri thirrje popullit të bashkohej “si kurrë më parë”. Ai i tha qeverisë greke se nëse ai donte të nënshkruante një emër të quajtur “Maqedoni”, ai është i obliguar së parë […]

Derivatet e naftës me çmime të reja


Komisioni Rregullator për Energjetik ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Kësisoj sipas vendimit të ri, përcjell SHENJA, çmimi me pakicë i benzinit EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 0.50 denarë për litër dhe tani një litër do të kushtoj 68.00 denarë. Çmimi i EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon dhe mbetet e njëjtë, pra 69.50 denarë […]

Mickoski: Jemi kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe emrit kushtetues


VMRO-DPMNE nuk do të pranon ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për ti dhënë mundësi ndryshimit të emrit Kushtetues të vendit, kështu ka deklaruar lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, transmeton Zhurnal. “VMRO DPMNE nuk do të pranon ndryshime kushtetues me të cilat do të lejohet ndryshimi I emrit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, […]

Tsipras ironizon protesten për emrin e Maqedonisë, duhet tolerancë jo fanatizem


Kryeministri grek, Aleksis Tsipra ka ironizuar protestën e djeshme kundër përdorimin të termit “Maqedoni” në emrin e fqinjit verior. Ministri i Jashtëm i Athinës, Nikos Kotzias nënvizon se do të vazhdojë i qetë me negociatat me Shkupin. Kurse opozita maqedonase nënvizon se protesta ka minuar procesin e bisedimeve mes dy vendeve. “Tërmeti dhe miliona protestues […]

Përkthehen amendamentet për ligjin e gjuhëve


Kuvendi ka përkthyer mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se “pjesa e përkthimit tashmë është gati ndërsa Kuvendi po punon për përfundimin edhe të procedurave të tjera, që diskutimi për këtë ligj të filloj sa më shpejtë në lexim të tretë në […]

VELT: Maqedonia dhe Shqipëria në qershor fillojnë bisedimet për antarësim


Me shumë mundësi Maqedonia dhe Shqipëria në qershor do ti fillojnë bisedimet për antarësim në BE, shkruan gazeta “Velt”, e cila publikoi pjesë të Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perendimorë e cila do të prezantohet nesër, transmeton Zhurnal. Komisioni Europian ka për qëllim që të përshpejtoj antarësimin e shteteve të Ballkanit në BE. Deri në […]

Osmani: Maqedonia pret sinjal për europerspektivë të qartë


Maqedonia pret në Strategjinë për zgjerim të cilën Komisioni evropian do ta publikojë nesër, të marrë perspektivë të qartë evropiane, por edhe mundësi për ta arritur afatin që së[ bashku me Serbinë dhe Malin e Zi në vitin 2025 të bëhet pjesë e Unionit, deklaroi zëvendëskryeminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. “Presim që Maqedonisë të […]

Tërmet i ri në Shkup


Para pak çastesh në Greqi ka ndodhur një dridhje tërmeti me intezitet prej 3.6 shkallë, ndërsa i njëjti është ndjerë edhe në Shkupin dhe Dojran, njofton Zhurnal. Javët e fundit në Maqedoninë e kanë dridhur mbi katër tërmete me intezitet më të ulët, ndërsa ky i fundit ka qenë me epiqendër në Greqi.

Kush zavendëson ministrat e dorëhequr të ASH-së?


Zëvendës-ministrat e dorëhequr të Aleancës për shqiptarët (ASH) me gjasa do të zëvendësohen nga funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa drejtorët dhe funksionet tjera të cilët i ishin të ASH-së do të ndahen midis BDI-së dhe partnerëve me të vegjël të kryeministrit Zaev, mëson Zhurnal. Nga Qeveria për Zhurnal thonë se ende nuk […]

Osmani takon ambasadorët: Strategjia, BE-ja kthen fokusin në rajon


Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti takimin e dytë koordinues mëngjes pune me ambasadorët dhe përfaqësuesit e tyre, nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi u realizua në prag të daljes së Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri […]

Cipras dhe Kamenos me qëndrime të ndryshme për protestën e djeshme në Athinë


Shumica e qytetarëve grekë, të cilët protestën e ndoqën përmes ekraneve televizive, konsiderojnë se çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme nuk duhet të përballen me fanatizëm dhe mostolerancë, thonë nga kabineti i kryeministrit grek lidhur me tubimin e djeshëm në Athinë. Protesta tuboi mijëra qytetarë, por jo edhe miliona, siç “parashihnin organizuesit dhe Samaras […]

Koment: Greqi-Maqedoni: Grindje me pasoja


Mosmarrëveshja për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë mund të ketë ndikim në stabilitetin e gjithë Evropës Juglindore, mendon Reinhard Veser, transmeton Dojçe Vele. Mosmarrëveshja për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë është më shumë se një shfaqje teatrale mes dy shteteve. Ajo mund të ketë ndikim në stabilitetin e gjithë Evropës Juglindore. Për shkak se Athina […]

Mediat botërore për protestën në Athinë


Gazeta gjermane Shpigel po përpiqet ta shpjegojë konfliktin midis Athinës dhe Shkupit, duke cituar një deklaratë të Shtefan Trebst, profesor i historisë për Evropën Lindore. I pyetur nëse ka arsye të qarta që e pengojnë Shkupin të përdorë emrin Maqedoni, ai përgjigjet: “Nga pikëpamja greke, emri i vendit fqinj i cili është si i provincës […]

Në SÇE mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani do të ketë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë. Në takim, informojnë nga SÇE, janë ftuar ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë. “Takimi mbahet vetëm një ditë para […]

Ende pa konstatim dorëheqjet e zv.ministrave të Aleancës


Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i quan lojëra politike zvarritjen e shkarkimit të zv/ministrave në dorëheqje, që i takonin partisë së Selës në kohën kur ishte pjesë e Qeverisë. Ai kërkoi nga koalicioni qeverisës që të mos shfrytëzohen emrat e funksionarëve të Aleancës për besueshmëri, pasi që të njëjtët nuk janë më pjesë […]

BBC shkruan për protestat masive në Athinë


Qindra mijëra grekë kanë qenë pjesë e një marshi masiv në Athinë, duke i kërkuar qeverisë të mos bëjë kompromis me vendin fqinj Maqedoninë në kontestin për emrin. Kështu e nis lajmin gjiganti medial BBC, kushtuar mosmarrëveshjes së gjatë prej disa dekadash për emrin “Maqedoni”. Për vite të tëra, Greqia ka deklaruar se emri tregon […]