Në SÇE mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani do të ketë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, informojnë nga SÇE, janë ftuar ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.

“Takimi mbahet vetëm një ditë para daljes së Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë edhe tema kryesore e takimit, ku pritet të hapen edhe tema të tjera të interesit rajonal, siç janë: cikli i radhës i Raportit të Komisionit Evropian për vendet aspirante për anëtarësim, progresi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, potencialet për bashkëpunim në kuadër të procesit të Berlinit”, njofton SÇE