Osmani: Nuk ka rrugë për në Bruksel që nuk kalon nëpër Ohër


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane sot në prezantimin e rrjedhave të implementimit të Planit 3-6-9 dhe theksoi se reformat nuk do të ndalojnë, por pikat që kanë mbetur të pa realizuara, Osmani tha se janë në duart e fatit të konsensusit politik ndërmjet partive politike, sepse për këto ndryshime duhet mbështetje më e gjerë. “Kryesisht këto […]

Adelina Marku ka një porosi pas dështimit të miratimit të Ligjit për gjuhët


Opinionistja Adelina Marku në një postim të saj ka komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvend, pasi që nuk kaloi Ligji për gjuhët. “Mosbesim i hatashëm mes partive etnike! Mosbesim! Nuk dij ndryshe si ta quaj! Mosbesim që është edhe ma i fuqishëm se çmimi i shtetit vetë! Mosbesim! Një gjysjete e kalova duke shpresuar dhe […]

Sela: Mësuesit tanë na mësuan si ta duam kombin dhe atdheun


Kryetari i Aleancës për shqiptarët (ASH) Ziadin Sela ka uruar 7 Mrasin- Ditën e Mësuesit. “Mësimet dhe këshillat e juaja, mësues të dashur, do na përcjellin gjatë gjithë rrugëtimit jetësor. Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve. Nëse rrugët tona sado pak janë të ndritura […]

Thaçi: Vepra e mësimdhënësve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi përmes një telegrame urimi të gjithë mësimdhënësve ua uroi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. “Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, vepra e të cilëve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona”, thuhet në […]

7 marsi, Ahmeti pret në takim nxënësit nga Kumanova


Disa student dhe nxënës nga shkolla të mesme nga Kumanova sot në selinë e BDI-së janë pritur nga kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit. Gjatë takimit siç bëhet e ditur janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit nëpër shkolla si dhe kërkesat për të përmirësuar cilësinë […]

S’ka akord mes LSDM-BDI, dështon seanca për ligjin mbi gjuhët


Përpjekjet e Kuvendit të Maqedonisë për leximin e tretë të ligjit për përdorimin e gjuhëve dështuan. Seanca u shty fillimisht, e më pas kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i thirri më deputetët në sallë. Burime nga partitë bëjnë të ditur se shtyrja e leximit të tretë, respektivisht shqyrtimit të mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, u […]

Analistët: Partitë shqiptare nuk janë palë negociuese dhe as vendimmarrëse në kontestin e emrit


Shqiptarët në Maqedoni, nëpërmjet subjekteve të tyre politike, nuk janë palë negociuese dhe as vendimmarrëse lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë me Greqinë, andaj është e kuptueshme që në këtë proces ata do të dëmtohen, pavarësisht nga zgjidhja, për shkak të mungesës së artikulimit të kërkesave të tyre, thonë analistët duke folur […]

Themelohet Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë


Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57 – të mori vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni. Pres shërbimi i Qeverisë kumtoi se “për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për […]

Prezantim i implementimit të Planit 3-6-9 para ambasadorëve të BE-së


Statusi i implementimit të Planit 3-6-9 sot para ambasadorëve të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian nga përfaqësues të Qeverisë. Rrjedhën e reformave para ambasadorëve do ta prezantojnë zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë Bilen Salii dhe ministri i Shoqërisë Informatike […]

Tabelat për aeroportin ndërkombëtar “Shkupi” edhe në gjuhën shqipe


Gjuha shqipe nuk është lënë anash në ndryshimin e tabelave për aeroportin ndërkombëtar “Shkupi”. Sipas dispozitave ligjore, përksaj gjuhës maqedonase, në tabelë është përdorur edhe ajo shqipe, për të shënuar emrin e ri të aeroportit, që më parë quhej “Leka i madh”. Megjithatë, një gjë të tillë nuk është hasur edhe te autostrada, e cila […]

Xhaferi: Të pyeten partitë politike pse u anulua seanca për gjuhët


Seanca e 32-të e cila ishte paraparë të fillojë sot në ora 12 dhe e cila u anulua për në orën 15:00, përshkak të arsyeve të panjohura është anuluar. Në këtë seancë si pikë e parë të rendit të ditës ishte paraparë të diskutohet mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky lajm u konfirmua edhe […]

Dimovski: Vetëm Zoti e di se a do të ketë seancë për ligjin për gjuhët


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski sot u paraqit në Sallën e Kuvendit, ku në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë seancë plenare për ligjin për gjuhët, ai tha “Vetëm zoti e di”, shkruan Zhurnal Ai është në sallën e Kuvendit bashkë me koordinatorin e VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev. Disa nga deputetët e VMRO-së qëndrojnë […]

VMRO-DPMNE: S’kemi koordinim më Talat Xhaferin


Edhe pas 4 orëve prej kur është caktuar fillimi i seancës së 32 plenare për ligjin e gjuhëve e njëjta ende nuk ka filluar. Përderisa seanca nuk fillon, deputetëve u ka ngelur të hyjnë e të dalin njëri pas tjetrit nga salla e Kuvendit. Ndërkohë, koordinatori i VMRO – DPMNE-së, Dragan Danev, për Almakos, nga […]

Gashi: BESA e gatshme të ndihmojë proceset në vend


Në vazhdën e takimeve që kryetari i Lëvizjes BESA, (krahu i Shkupit) Afrim Gashi, i realizon me drejtuesit e partive të tjera politike në Maqedoni, sot realizoi takim me kryetarin e Partisë së Lëvizjes Turke në Maqedoni, Enes Ibrahim. Në këtë takim miqësor Gashi dhe kryetari Ibrahim konstatuam bashkërisht se Maqedonia gjendet në një kapërcyell […]

Zaev kundër vijave të kuqe në bisedimet për emrin


Çfarëdo qoftë ndryshimi në sistemin juridik të Maqedonisë nuk do të thotë garanci e qëndrueshme për Greqinë, sepse gjithçka që ndryshohet mund të kthehet mbrapa, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për kërkesën e Athinës për ndryshimin e Kushtetutës si garanci për zgjidhje eventuale të kontestit për emrin. “Është shumë […]

Zaev erdhi në gjykatë, por jo edhe dëshmitari


Në gjykatën penale sot nisi gjykimi për rastin ‘Mitmarrje’, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, përcjell Aktuale.mk. Në gjykatë erdhi Zaev, por jo edhe dëshmitari Ivan Nikollov, pasi sic u tha në seancë nuk ka pasur ftesë adekuate. Zaev akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar rryshfet prej 160 mijë euro […]

Gërçev: Do të largohen edhe përmendoret shqiptare


Koordinatori i grupit të punës për revidimin e projektit “Shkupi 2014”, Miroslav Gërçev mbrëmë në Kanal5 ka theksuar se ky trup ka qasje të njejtë ndaj përmendoreve, pa dallim se ato janë maqedonase apo shqiptare. “Përreth qendrës në kuadër të projektit Shkupi 2014 ka edhe tre përmendore shqiptare. Të trija janë vendosur nga komuna, dhe […]

“Ryshfeti”, a do të paraqitet Zaev?!


Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet gjykimi për lëndën “Ryshfeti”, në të cilin i akuzuar është kryeministri, Zoran Zaev. Seanca e kaluar u anulua me kërkesën e mbrojtjes, ndërsa paraprakisht, me kërkesë të prokurorit publik, i cili e ka njoftuar gjykatësin e ri në lëndë, Darko Todorovski se nuk mund të marrë pjesë në […]

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin zgjidhjen e çështjes së emrit


Shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë i mbështesin përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë lidhur me zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin. Gjashtëdhjetë e tre për qind e të anketuarve në anketën që e zbatoi Instituti ndërkombëtar për studime të Lindjes së Afërt dhe ballkanike (IFIMES) nga Lubjana shprehën mbështetje. Njëmbëdhjetë për […]