Xhaferi: Të pyeten partitë politike pse u anulua seanca për gjuhët


Seanca e 32-të e cila ishte paraparë të fillojë sot në ora 12 dhe e cila u anulua për në orën 15:00, përshkak të arsyeve të panjohura është anuluar. Në këtë seancë si pikë e parë të rendit të ditës ishte paraparë të diskutohet mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky lajm u konfirmua edhe nga shërbimet e Kuvendit.

“Ju informojmë se Seanca e 32-të është anuluar dhe për zhvillimin e saj do ju informojmë ditëve në vijim”, qëndronte në reagimin e Kuvendit.

Ndërsa njeriu i parë i Kuvendit, Talat Xhaferi për mediat në gjuhën maqedonase i pyetur pse seanca tha se për këtë duhet të pyeten partitë politike.

“Përgjigjen pse u anulua kjo seancë duhet ta kërkoni tek partitë politike. Unë i kam pritur gjatë gjithë ditës”, deklaroi Xhaferi.