Adelina Marku ka një porosi pas dështimit të miratimit të Ligjit për gjuhët


Opinionistja Adelina Marku në një postim të saj ka komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvend, pasi që nuk kaloi Ligji për gjuhët.
“Mosbesim i hatashëm mes partive etnike! Mosbesim! Nuk dij ndryshe si ta quaj! Mosbesim që është edhe ma i fuqishëm se çmimi i shtetit vetë! Mosbesim!
Një gjysjete e kalova duke shpresuar dhe madje besuar se ky mosbesim do zbutet! Shterret shpresa, shterret besimi! Mosbesimi mbeti siç duket, faktori i fuqishëm mbi shtetin vetë, që gjeneron politikë regresi në Maqedoni! Kjo po ndodh me ligjin e gjuhëve! Shterren kategoritë emocionale të njeriut të civilizuar, shterret edhe pritja, prandaj dhe durimi! Jo mirë!”, ka shkruar Adelina Marku. (INA)