Osmani: Nuk ka rrugë për në Bruksel që nuk kalon nëpër Ohër


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane sot në prezantimin e rrjedhave të implementimit të Planit 3-6-9 dhe theksoi se reformat nuk do të ndalojnë, por pikat që kanë mbetur të pa realizuara, Osmani tha se janë në duart e fatit të konsensusit politik ndërmjet partive politike, sepse për këto ndryshime duhet mbështetje më e gjerë.

“Kryesisht këto pika që kanë mbetur të pa realizuara, janë në fushën e gjyqësorit dhe në shërbimet e intelegjencës”.

Mbrëmë gjithashtu Osmani njoftoi se Qeveria ka formuar trupin kordinativ nacional për gjashtë pikat kryesore në të cilën duhet të fokusohen reformat.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve, rreth mos miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dje në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Osmani tha se Ligji për gjuhët është pjesë e Planit 3-6-9, dhe nuk ka rrugë për në Bruksel që nuk kalon nëpër Ohër.

“Nuk ka kthim mbrapa, këto janë përpjekjet e fundit të forcave destruktive, anti-Evropiane, anti-Nato që tentojnë të pengojnë vendin drejt BE-së, sekretari gjeneral i NATO-s na përgëzoi për miratimin e Ligjit për gjuhët, çdo tentim për pengimin e miratimit ligjit në fjalë, është pengim për antarësimin në NATO dhe në BE”.