Prokuroria nuk ka dijeni për arsyet e përplasjes në Reçicë të Vogël


Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka deklaruar se shkaqet për vrasjen e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, janë ende të panjohura. Sipas tyre, një prokuror publik nga Gjykata Themelore e Tetovës ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, së bashku me një ekip të Ministrisë […]

Katër persona arrestohen për incidentin e mbrëmshëm afër selisë së BDI-së


Në incidentin e armatosur që ndodhi mbrëmë në Reçicë të Vogël ku është vrarë Naip Rexhepi nga dega e BDI-së në Kumanovë, janë arrestuar deri më tani katër persona, transmeton Almakos. Në mesin e personave të lënduar është edhe vëllai i Naipit, Sabit Rexhepi, i cili ka pasur lëndime në këmbë. Nga SPB Tetovë kanë […]

Inis Gjoni nuk njeh moshë


Që nga vitet kur ishte balerinë e njohur, miss dhe vajzë spektaklesh, ka kaluar kohë e gjatë. Nuk është më një çupëlinë, por Inis Gjoni, nënë e dedikuar dhe regjisore me sukses, as që do t’ia dijë për moshën. Shikoni këtë foto të fundit për një revistë prestigjioze, ajo duket një yll pa asnjë shenjë […]

Kukësi nuk hesht, rinis protestën për lirimin e të arrestuarve


Në Kukës ka rinisur protesta për lirimin e të arrestuarve, ndaj të cilëve një ditë më parë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për akuzat e shkatërrimit të pronës publike dhe kundërshtim të forcave të rendit. Dje 11 prej të arrestuarve nga 23 gjithsej u lanë në arrest me burg, ndërsa për të […]

Vrasje në Reçicë të Tetovës, një i vdekur dhe dy të plagosur


Në Reçicë të Tetovës ka ndodhur një incident i cili ka përfunduar tregjikisht me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Personi i vrarë është N:R. nga Kumanova, ndërsa të plagosur S.R. dhe F.M.  gjithashtu nga Kumanova. Dy të plagosurit për shkak të plagëve të rënda janë dërguar menjëherë në spitalin e […]

I moshuari vret gruan me sëpatë në Kukës


Një 68-vjeçare nga fshati Borje e Kukësit është vrarë me sëpatë në banesën e saj. Z. Tale dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj 75-vjeçar, Adem Tale. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës. Policia tha se krimi ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i dyshuari është larguar nga banesa. Efektivët blu po kontrollojnë […]

Alispahiq: Gjashtë vite burg janë pak për një vrasës si Boban Iliqi


Pasi që gjykata e Kumanovës mori vendim që vrasësi i voglushit, Almir Aliu të dënohet me gjashtë vjet burg, ka reaguar menjëherë, avokati mbrojtës i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, sipas të cilit gjashtë vite burg janë pak për një vrasës si Boban Iliqi. Sipas tij ky është një rast i montuar në të cilin drejtësia […]

Real Madrid, Bajer Mynih, Barcelona dhe Liverpul në gjysmëfinale në “Champions League”


Real Madrid, Bajer Mynih, Barcelona dhe Liverpul prekin gjysmëfinalet e Champions League. Një natë më parë fituan mysafirët. Reali triumfoi 3-0 ndaj Juventus dhe Bajern 2-1 ndaj Seviljes, ndërsa mbrëmja e djeshme ishte për të zotët e shtëpisë. Surpriza mban emrin e Liverpul, që shkatërroi City për 30 minuta në “Anfild”, 3-0 rezultat që mbeti […]

Një jashtëtokësor, në stadiumin e Juventus!


Tifozëve të Juves nuk u mbeti gjë tjetër veçse të ngriheshin në këmbë për të duartrokitur RonaldonRonaldo tani mund të lërë Tokën dhe të luajë me Marsianët,” – ishte mesazhi që lëshoi ish-mbrojtësi i Real Madrid, Alvaro Arbeloa. Ndaj Juventus, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Ronaldo realizoi dy gola, duke shënuar edhe […]

“27 prilli”, Apeli konfirmon masat e Penales


Gjykata e Apelit në seancën e sotme i konfirmoi vendimet e Gjykatës Penale për 7 të pandehurit e ngjarjeve të Kuvendit më 27 prill. Regjisori Boris Damovski edhe pse kërkoi t’i hiqet arresti shtëpiak, gjykata refuzoi një gjë të tillë. Mes ankesave të tjera për të cilat vendosi Apeli ishin edhe të Abdulfetah Alimit, i […]

Zaev: Qeveria do të rikonstruohet deri në fund të këtij muaji


Rikonstruimi i Qeverisë të cilin kohë më parë e ka lajmëruar kryeministri, Zoran Zaev do të përfundoj në fund të këtij muaji. I pyetur se Ministria e Drejtësisë a do t’i takojë BDI-së pas dorëheqjes së ministrit Bilen Saliu, Zaev tha se për këtë çështje negociatat akoma janë në rrjedhë. “Deri në fund të prillit […]

Vendimi për rastin e Almir Aliut, reagon edhe BESA me kryetar Gashin


Duke bërë krahasime mes rasteve gjyqësore të deritashme në Maqedoni, nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin shpalljen e aktgjykimit të rastit të Almir Aliut e shohin si dëshmi “se kur bëhet fjalë për drejtësinë që duhet ta realizojnë shqiptarët, praktikisht nuk ka ndryshuar asgjë”, transmeton Portalb.mk. Nga BESA vlerësojnë se vendimi gjyqësor i sotëm tregon […]

Boban Iliqi dënohet me 6 vjet burg, babai i Almirit me 6 muaj


Gjykata Themelore e Kumanovës, ka shqiptuar dënimin për rastin e Almirit të vogël. I akuzuari Boban Iliq është dënuar me 6 vjet burg, ndërsa babai i Amirit, Sedat Aliu është dënuar me gjashtë muaj burg. Gjykatësja Maja Denkovska gjatë shqiptimit të dënimeve ka thënë se janë marrë parasyshë të gjitha provat dhe rrethanat gjatë shqiptimit […]

Takim i ri mes Kocijas dhe Dimitrov në Ohër


Të enjten, më 12 prill sipas mediave greke në Ohër do të mbahet takimi i radhës mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov. Siç njofton korespodenti I MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke do të zhvilloj një mini turne ballkanik, me ç’rast fillimisht do të ndaloj në Beograd, […]

Zhbllokohet llogaria bankare e Klinikës së Gjinekologjisë


Llogaria bankare e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë do të zhbllokohet me mjete që Fondi për Sigurim Shëndetësor i ka siguruar për Klinikën si paradhënie, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Filipçe gjithashtu ka njoftuar se sot paradite ka realizuar një takim me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë dhe problemi tanimë […]

Parkingjet në komunën Qendër, falas për festat e Pashkëve


Me rastin e festive të Pashkëve nga e premtja deri të hënën parkingjet do të jenë falas për të gjithë qytetarët njoftojnë nga komuna Qendër. Pas mbarimit të festive, përkatësisht nga 10 prilli parkingjet e NP PKQ do të vazhdojnë sipas orarit të zakonshëm të punës.

Drita e celularit tregon grimin e tepërt të Flaka Krelanit


Një këngëtare dhe “bishë” e ekranit si Flaka Krelani, ndoshta nuk e ka nevojën të tregojë kaq shumë e me kaq “ndriçim”. Pavarësisht se, ajo në këtë foto ka pozuar në një natë e në një mjedis jete nate, ndoshta grimieren ose veten duhet ta qortojë rëndë. Sepse i famshmi “ndriçues mollëzash”, i cili aq […]

Protesta e opozitës, ja akset kombëtare që do të bllokohen nesër


Opozita shqiptare do të realizojë nesër “mosbindjen civile” dhe në nisje të tij do të bëjë bllokimin e arterieve kyçe të qarkullimit në mbarë vendin. Nga ora 10 deri në orën 13 pothuajse i gjithë qarkullimi ne nivel kombëtar do të jetë i paralizuar pasi 4 akset kryesore do të bllokohen nga protestuesit. Në deklarimet […]