Vrasje në Reçicë të Tetovës, një i vdekur dhe dy të plagosur


Në Reçicë të Tetovës ka ndodhur një incident i cili ka përfunduar tregjikisht me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Personi i vrarë është N:R. nga Kumanova, ndërsa të plagosur S.R. dhe F.M.  gjithashtu nga Kumanova. Dy të plagosurit për shkak të plagëve të rënda janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkupit. Mësohet se këto dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.