Alispahiq: Gjashtë vite burg janë pak për një vrasës si Boban Iliqi


Pasi që gjykata e Kumanovës mori vendim që vrasësi i voglushit, Almir Aliu të dënohet me gjashtë vjet burg, ka reaguar menjëherë, avokati mbrojtës i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, sipas të cilit gjashtë vite burg janë pak për një vrasës si Boban Iliqi. Sipas tij ky është një rast i montuar në të cilin drejtësia nuk ka shkuar në vend.

“Unë do ta komentoja si një nga rastet e montuara, e cila me vendimin e sotëm të theksuar nga Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore të Kumanovës, mund të konkludohet se edhe një rast mund të quhet i montuar. Sepse, vërtetë është e turpshme për dënim me 6 vjet për një vepër të tillë serioze. Vërtetë ne besuam që gjykata do të theksojë dënim shumë më të madh në pajtueshmëri me ligjin për vepër penale, por për arsye të pakuptueshme, Gjykata theksoi dënim me burg 6 vjeçar”, tha Alispahiq./nezavisen