BESA: Gjykim jo i drejtë për Almirin, kërkojmë dorëheqjen e prokurorit publik Lubomir Joveski


Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin, ka reaguar ndaj gjykimit të rastit të Almirit, sipas kësaj partie me dënimin minimal të vrasësit Boban Iliq, gjykata për së dyti herë e ka vrarë Almirin e vogël.

“Gjykata duke dashur që të vendosë drejtësi, për herë të dytë e vrau Almirin  e vogël duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliq por edhe më e keqja duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël. Shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi që nga rikualifikimi i lëndës e deri në këtë gjykim skandaloz dëshmon se gjyqësia në Maqedoni është ende e kapur,selektive, joprofesionale dhe me këtë imponohet reforma radikale të gjyqesorit i
cili pë r fat të keq edhe sot e kësaj dite vendimet i bazon në përkatësinë etnike të palëve”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Nga BESA kërkojnë dorëheqjen e prokurorit publik, Lubomir Joveski.