Një jashtëtokësor, në stadiumin e Juventus!


Tifozëve të Juves nuk u mbeti gjë tjetër veçse të ngriheshin në këmbë për të duartrokitur RonaldonRonaldo tani mund të lërë Tokën dhe të luajë me Marsianët,” – ishte mesazhi që lëshoi ish-mbrojtësi i Real Madrid, Alvaro Arbeloa. Ndaj Juventus, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Ronaldo realizoi dy gola, duke shënuar edhe një total që përbën rekord prej  118 golash në Champions League. Por goli i tij i dytë në fitoren 3-0 ndaj Juves ishte më i veçanti prej tyre.

Mënyra e realizimit i la të shtangur mbi 41 mijë të pranishmit në stadium, që po mbështesnin me ovacione ekipin e tyre që po humbte deri në atë moment 1-0, stafet dhe lojtarët në stolat respektivë të dy ekipeve, e gjithashtu, me miliona shikues nga e tëra bota.

Për të shpjeguar kërcimin akrobatik të Ronaldos, në një atmosferë të tillë, i rrethuar nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe goli që ai i shënoi Giggi Buffon, i konsideruar si portieri më i mirë i momentit në botë, analistë të ndryshëm kanë sugjeruar shkencën t’i japë shpjegim nëse është e mundur të realizohet nga një qenie normale njerëzore.

“Ishte Ronaldo vetë”, ndoshta më i bukuri në karrierën e tij. “Ishte spektakolar,” pranoi sulmuesi portugez pasi Reali i dha fund shpresave të Juventus, që të shpresojë gjysmëfinalet. “Kërceva shumë lart dhe ky gol do të më mbetet gjatë në memorie. Kam menduar dhe kam punuar prej kohësh të realizoj atë, por për realizimin varej edhe nga rrethanat e ndeshjes. U përpoqa (ndaj Juventus) dhe goli i shumëpritur erdhi.”

Tifozët e Juventus nuk u mbeti gjë tjetër veçse të ngriheshin në këmbë për të duartrokitur Ronaldon, i cili realizoi para syve të tyre një ndër golat më të bukur që kishin parë ndonjëherë.

“Të marrësh duartrokitje nga një stadium si ky, ku kanë shkjëlqyer lojtarë të mëdhenj, është eksperiencë unike,” pranoi Ronaldo. Për mbylljen ka menduar mbrojtësi i Juventus, Andrea Barzagli. “Ishte gol për PlayStation,” tha ai, i cili kishte detyrë të mbulonte pesë herë fituesin e Topit të Artë. “Duhet të jesh perfekt për të ndalur lojtarin më të mirë në botë. Nëse i lë një hapësirë, ai të ndëshkon.”

Ronaldo ka shënuar 39 gola në 36 ndeshje me Real Madrid këtë sezon, më shumë se çdokush tjetër në pesë ligat më të forta të Europës. Pas ndeshjes UEFA urdhëroi agjencinë anti-doping, për t’i kryer testet e kontrollit Ronaldos, ndoshta si provën e parë nëse ai vërtet është “jashtëtokësor”./Albanian Free Press