Kasami: Vota “për “ BE dhe NATO, për një jetë me dinjitet


Kreu i Besës, Bilall Kasami, tha se vota “për” më 30 shtator, është votë që garanton  sigurinë dhe paqen për t’i thënë STOP ndikimeve nga qarqet anti NATO në Maqedoni. Gjithashtu sipas Kasamit, vota “për “ në referendum, është votë për të ndodhur ndryshimet kushtetuese edhe për shqiptarët.
“Jemi këtu që ti themi integrimit të vendit në Unionin Evropian, sepse Unioni Evropian na afron atë të cilën ne e kërkojmë çdo ditë ku udhëtojmë për në Gjermani, Austri dhe në gjithë BE, na ofron një mirëqenie ekonomike, pra të votojmë PRO referendumit që të sjellim Evropën këtu dhe mos ikim çdo ditë fëmijët tanë nëpër rrugët e Evropës. Duam të jemi pjesë e kësaj storije të suksesit . Duhet të kontribojmë për referendumin që të kaloj suksesshëm, sepse vetëm si pjesë e NATO-së dhe BE-së, kushtet e jetesës do të mund t’i ndryshojmë, do të mund të kemi një ekonomi të mirëfillt, arsim cilësor dhe shëndetësi të avancuar”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Kasami tha se nuk duhet lëshuar ky moment historik për të bërë ndryshime duke përkujtuar se të gjitha shtetët e rajonit janë për antarsimin e vendit në NATO dhe BE./RTM