Kapet me mbi 1 milion euro kokainë, arrestohet shqiptari


Një i ri shqiptar u arrestuar në Palermo të Italisë pasi u kap me kokainë

Mediat lokale raportojnë se në pranga është vënë këtë të enjte 28-vjeçari Ergo Koçi, të cilit pas ndalimit nga policia, iu gjet në makinën që drejtonte gjatë një kontrolli, sasia prej 5 kg kokainë.

Një kg ‘pluhur i bardhë’, sipas medieve në Itali, nëse tregtohet me doza të vogla në Palermo gjeneron rreth 250 mijë euro. Ndërsa 5 kg, rreth 1 milion e 250 mijë euro.

Kokaina ishte fshehur brenda tubit të ajrit të kondicionerit të makinës.