Nuk ka informacion as a i kanë pajtuar qëndrimet partitë në qeveri dhe partia opozitare rreth pyetjes në referendum se cilët janë dallimet më të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ligjit, referendum në nivel shtetëror cakton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe atë sipas vet iniciativës dhe me propozim të 150.000 mijë qytetarëve. Propozimi për caktimin e referendumit në nivel shtetëror me arsyetim dërgohet deri te Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, i cili është i obliguar që në afat prej 30 ditë nga dorëzimi i propozimit të merr vendim për caktimin e referendumit. Vendimi më pastaj shpallet në Gazetën Zyrtare dhe mjete tjera për informim. Nga dita e shpalljes deri dita e mbajtjes së referendumit nuk mund të kalojnë më pak se 60, dhe më shumë se 90 ditë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xaferi në një intervistë për AIM javën e kaluar tha se Kuvendi nuk ka afat të fundit për caktimin e referendumit sepse ende nuk është dhënë datë për mbajtjen e referendumit.

“Për këtë shkak nuk jemi të detyruar të themi 30 korrik, 31 korrik apo 1 gusht është afati i fundit. E rëndësishme është vendoset korniza në të cilën duhet të mbahet referendumi dhe në bazë të asaj të dorëzohet propozim-vendimi deri te Kuvendi” tha Talat Xhaferi.

Me formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) javën e kaluar, anëtarët e të cilit nesër në Kuvend do të japin deklarata solemne, u bënë edhe kushtet për organizimin e referendumit.

Kryetari i ri i KSHZ-së, Oliver Derkovski në një intervistë për AIM thotë se referendumi për emrin do të organizohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën.

Ai thotë se në pajtim me Ligjin për referendum propozuesit, në këtë rast Kuvendi i Maqedonisë, duhet që të sjell vendim për referendum, më pastaj KSHZ-ja në pajtim e nenin 31 të Ligjit për referendum t’i marr kompetencat e veta rreth organizimit dhe përgatitjet teknike të vetë referendumit, gjegjësisht zbatimin e vendimit.