Ja çka biseduan Zaevi dhe Gashi


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev mbajti takim pune me kryetarin e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.

Nga pres shërbimi qeveritar për informim kumtuan se në takim është biseduar për proceset reformuese aktuale me fokus të veçantë në integrimet euroatlantike, si dhe për rrjedhat ekonomike në Republikën e Maqedonisë.

Kryeministri Zaev e ka informuar kryetarin e lëvizjes Besa, Gashi për rrjedhën e negociatave lidhur me problemin të cilin Republika e Greqisë e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, duke potencuar se procesi ndodhet në fazë shumë të rëndësishme dhe se ekzistojnë dallime midis palëve negociuese, por se ekziston optimizëm për gjetjen e zgjidhjes e cila do t’i mbrojë dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve të të dyja shteteve.

Në kuadër të takimit është dakorduar se bisedat midis kryeministrit Zaev dhe liderit të Besës, Gashi do të vazhdojnë gjatë muajit për shkak të sigurimit të bashkëpunimit të mundshëm në nivel parlamentar dhe në nivel të pushtetit ekzekutiv.