Hahn: Deklarata për zgjidhjen e kontestit u keqkuptua


Eurokomisari për zgjerimin e BE-së, Johanes Han, sqaron se mediat keqkuptuan deklaratën e tij dhënë më 24 prill, se kontesti rreth emrit të Maqedonisë mund të zgjidhet brenda dy javëve.

“U transmetua  gabim, ka edhe xhirime të saj. Unë kam thënë se kam besim që zgjidhja për çështjen e emrit mund të gjendet për disa javë, e jo për dy javë. Kjo do të thotë se vlerësoj që në një të ardhme të afërt është e mundur zgjidhja për kontestin e emrit”,– ka sqaruar Han.

Sipas tij, pas rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve me rëndësi është që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, që anëtarët e BE-së ta miratojnë këtë rekomandim.

Deklarata e transmetuar nga mediat, më pas u bë shkas edhe për reagime nga të dyja palët që marrin pjesë në negociata. Greqia madje porositi eurokomisionerin që nëse nuk mund të ndihmojë, të paktën të mos i minojë negociatat me afate të tilla./RTM2