Gjuajtje me armë në Hasanbeg, plagosen dy persona


Dy persona janë plagosur gjatë një gjuajtje me armë që ka ndodhur mbrëmë në Hasanbeg. Në makinën e tyre është gjuajtur me 30 plumba nga një pushkë gjysmautomatike. Plumbat janë gjuajtur nga një makinë tjetër në lëvizje, e cila ka qenë pa targa të regjistrimit, ka bërë të ditur policia. Një person është ndaluar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa personi i dytë është lëshuar për kurim shtëpiak. Besohet se bëhet fjalë për hakmarrje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Alija Avdoviq” ku cak i sulmit me armë zjarri ka qenë makina “Mercedes Benz”, ndërsa dy personat që kanë qenë brenda kanë kaluar pa lëndime serioze./Gazeta e Pavarur