Gjithsej 211 vite dënim me burg për 16 të akuzuarit për “27 prillin”


Gjashtëmbëdhjetë nga shtatëdhjetë të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend morën  dënim të përgjithshëm me burg prej 211 viteve, ndërsa është liruar nga akuza Igor Durllovski.

Mitko Çavkov ka marrë dënimin më të lartë 18 vjet, Mitko Peshov 15 vjet, Dushko Llazarov 15 vjet, Goran Gjoshevski – Levi – 15 vjet, Oliver Popovski – 13 vjet, Oliver Radullov 10 vjet, Munir Pepiq – 15 vjet, Abdulfeta Alimi – shtatë vjet, Mlladen Dodevski – 12 vjet, Jane Çento 15 vjet, Gorançe Angellovski – 12 vjet, Igor Jug – 12, Vllatko Trajkovski – 15 vjet, Viliam Mihajllovski – 14 vjet, Nikollo Mitrovski – Koljo – 15 vjet dhe Aleksandar Vasilevski Ninxhja – tetë vjet.

Prokurorja propozoi vazhdim të masës paraburgim për të dënuarit Mitko Çavkov, Jane Çento, Igor Jug, Mlladen Dodevski, Vllatko Trajkovski, sepse sipas saj ekziston rrezik nga arratisja. Për të tjerët për të cilët është shqiptuar dënim me burg është kërkuar përcaktim i masës së arrestit deri në hyrjen në fuqi të aktvendimit.

Janë dënuar për “rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë”. Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga më të mëdhatë në historinë më re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të pandehurve, të cilët kanë qenë kryerësit e sulmit në Parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por mas miratimit të Ligjit për amnisti iu fal dënimi 15 personave.