Gaber: Janë përafruar qëndrimet rreth koncepteve, në takimin e ardhshëm do të punohet për çështje konkrete


Në takimin e dytë me radhë të Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor për Çështje Historike, Arsimore dhe Arkeologjike të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që u mbajt në Shkup fundjavën e kaluar, janë përafruar qëndrimet në raport me konceptet e të dyja palëve, ndërsa është caktuar edhe dinamika e takimeve të ardhshme, deklaroi bashkëkryesuesi i pjesës së Maqedonisë të Komitetit, ambasadori Viktor Gaber.

Siç potencoi Gaber, kjo dinamikë duhet të kontribuojë që të munden në mënyrë më konkrete në periudhën e ardhshme të kalojnë në mësimin e formulimeve konkrete në librat dhe ato të adaptohen, siç tha, në kohën e re që e solli Marrëveshja e Prespës, ndërsa në bazë të parimeve dhe qëllimeve të UNESKO-së dhe Këshillit të Evropës për këtë materie.

“Atmosfera ishte kolegiale, konstruktive. Bëhet fjalë për dy koncepte që duhet të përputhen, dhe kjo është e padiskutueshme për shkak se bëhet fjalë për dy sisteme të arsimit të cilat me vite  janë ndërtuar dhe të cilët e kanë historinë e tyre, ndërsa duhet të kenë të ardhme të përbashkët”, tha Gaber.

Ajo që duhet më tepër të shmanget në tekstet shkollore është animoziteti në trajtimin e njërës anë ndaj tjetrës në të dyja drejtimet, për gjeneratat e reja që të arsimohen në frymën e vlerave evropiane të solidaritetit, besimit dhe bashkëpunimit reciprok.

Në takimin në Shkup janë shqyrtuar librat e historisë dhe gjeografisë për arsimin fillor dhe të mesëm. Bëhet fjalë për material voluminoz, prandaj thotë Gaber dy herë janë anuluar takimet me kërkesë të palës greke.

Në takimin e ardhshëm të Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor të caktuar për më 12 dhe 13 prill në Athinë do të punohet në çështje konkrete.

“Shumë periudha na lidhin me palën greke. Ne jemi fqinjë, kemi qenë ndoshta 400-500 vjet në një strukturë shtetërore ku ka pasur përzierje të çfarëdo lloji ekonomik, kulturor, social. A janë zhvendosur popujt më pas djathtas apo majtas për shkak të rrethanave historike ajo është krejtësisht punë tjetër, por ne kemi jetuar të gjithë së bashku në në mjedise kulturore dhe sociale të ndryshme”, thotë ambasadori Gaber në pyetjet e gazetarëve.

Nga puna e Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor duhet të dalin rekomandime për miratimin e ardhshëm nga ana e Këshillit për bashkëpunim në nivel të lartë. Qëllimi është arritja e afateve të caktuara me Marrëveshjen e Prespës nga viti i ardhshëm të largohen prej programeve mësimore dhe nga librat pikat, hartat dhe ilustrimet kontestuese.