(Foto) Katër veshjet më “IN” të javës


Duke qenë se, të bësh një paradë në mesin e daljeve publike, mes fotosh dhe emisionesh, zbulon shumë, zgjodhëm t’i hidhnim një sy veshjeve të përzgjedhura gjatë javës, nga disa nga personazhet femërorë të ekranit dhe modës.

Kështu, sipas mendimit tonë, katër prej tyre dalluan të jenë shumë speciale, me shije por edhe me guxim.

Kështu, Fiodora Fiora na pëlqeu jo pak gjatë daljes në një emision televiziv, me këtë stil unik, por edhe me këpucë të guximshme.

Modelja, së fundmi edhe prezantuese e motit, Fioralba Dizdari, shkëlqen në këtë kostum ngjyrë rozë antike, linjat i duken më të mbushura se të një modeleje, format janë perfekte, dekolteja pak më e zbuluar e bën veshjen sensuale, por me takt.

Greta Koçi, një italiane e vërtetë me këtë kostum me kuadrate të vegjël, në stof, xhaketa e gjatë e kthen veshjen në një veshje shik. Ajo duket si një “zyrtare” seksi.

Veshja më “IN” e javës, është sigurisht ajo, Nevina Shtylla këtë javë ka shkëlqyer!

Ky kombinim kuq e zi është super dhe ajo duket si një spanjolle borgjeze!