Fëmijëve me nevoja të veçanta duhet t’u jepet mundësi të tregojnë çka guxojnë dhe çka munden


Është e nevojshme përfshirje e fëmijëve me nevoja të veçanta në numër sa më të madh të aktiviteteve kulturore, sidomos në procesin e krijimit të artit, ngritjes së ndërgjegjës publike për inkuzion të tyrin në shoqëri dhe mundësi që ata të tregojnë çka dinë, guxojnë dhe mund të bëjnë, si dhe qasje sistematike në krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë, konsiderojnë pjesëmarrësit në tribunën e sotme “Inkluzioni kulturor i personave me nevoja të veçanta”.

Tribuna është pjesë e projektit “Art për të gjithë” në kuadër të së cilës është Çifte hamam dje u hap ekspozita me fotografi “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…. dhe sërish pranverë” e përpunuar nga fëmijë me nevoja të veçanta, ndërsa janë mbajtur edhe seminare.

“Këta fëmijë në kuadër të seminareve të mbajtura deri më tani i kanë tejkaluar të gjitha pritjet tona. Ata treguan gjithçka që dinë, munden dhe guxojnë dhe se kanë talente të mëdha, ndërsa disa prej tyre madje janë edhe gjeni”, tha Maja Dimitrova koordinatore e projektit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në krijimin e shoqërisë së barabartë për të gjithë me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Transformimi i shoqërisë nuk ndodh lehtë, por kjo mund të bëhet nëse gjithkush nga ne vendos të paktën nga një gurë në mozaik, por në vendin e duhur”, tha Carovska.

Në kuadër të projektit “Art për të gjithë” që realizohet për të dytin vit me radhë, është përpunuar edhe video e shkurtër e xhiruar gjatë seminareve kreative.