Emri, protesta në 13 qytete të Greqisë


Në 13 qytete të Greqisë për javën tjetër janë paralajmëruar protesta për “karakter grek të Maqedonisë”.

Komitetet organizative të të gjithë 13 qyteteve i ftojnë qytetarët të dalin rrugëve që të parandalojnë “shitjen e emrit Maqedoni dhe falsifikimin e historisë”.

“Nëse disa deputet në Kuvend dëshirojnë të dalin kundër vullnetit të popullit, aspak nuk duhet të dyshojnë se do të ballafaqohen me zemërimin i cili as nuk harron as nuk falë. Kërkohet gatishmëri nga çdo maqedonas, grek për mbrojtjen e Maqedonisë sonë”, thuhet në thirrjen e organizatorëve nga “Komiteti për luftë për karakterin grek të Maqedonisë” në rrjetet sociale.

Një pjesë e mediave në Greqi madje paralajmëruan se e njejta organizatë paralajmëron protesta masive në sheshin e Athinës në ditën kur marrëveshja do të nënshkruhet.