El Cheka dhe Erolld Musliu janë bashkëfshatarë, familja e Chekës ka ikur në Shqipëri


El Cheka është bashkëfshatar me drejtorin e ri të Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliun, mëson TV21 në reportazhën e inçizuar në fshatin Tuhin të Kërçovës. Nga atje thonë se familja e Çekës nga Tuhini ka ikur për në Shqipëri, por se gjyshja e tij nuk ka dashur të largohet nga prona shumëvjeçare familjare dhe se ka qëndruar vetëm, për t’u kujdesur  për katër shtëpitë. Për nipin e tij me lot në sy thotë se rishtazi ka shkuar në Amerikë dhe se kohëve të fundit nuk janë dëgjuar.

El Çeka ka dy dytë që nuk ka publikuar bomba të reja në rrjetet sociale. Nëse kërkoni në Fejsbuk nuk do të mund ta gjeni profilin e tij. Ai disa ditë me rradhë përveç ,,bombave” ka shkruajtur edhe statuse të shumta për përfaqësuesit e BDI-së. Ka paralajmëruar se do të ketë ,,bomba” edhe më të tmerrshme nëse nuk kërkohet hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Lagjës së Trimave në Kumanovë. Sipas tij, bombat i ka marrë nga grupi i Kumanovës, të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Shutkës.