Edi Rama: Gati linja ajrore Air Albania


Avioni Kuq e Zi është gati të vendoset në përdorim të shqiptarëve por edhe të gjithë qytetarëve, turistëve dhe të gjithë vizitorëve që do të aterojnë në Shqipëri, kështu kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi para gazetarëve në rastin linja ajrore Air Albania.

Projekti për themelimin e linjës ajrore “Air Albania” ishte në qendër të një takimi që Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten në Stamboll me shefin ekzekutiv të “Turkish Airlines”, Ilker Ayci.

Falë këtij projekti bëhet realitet një linjë ajrore shqiptare me flamurin kombëtar, ku shërbehet me të njëjtën cilësi si në Linjat Ajrore Turke.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se asistimi i kompanisë turke Turkish Airlines do të jetë prej ndihmës shumë të madhe për palën shqiptare dhe një faqe e re për popullin shqiptar.