“E Majta” kërkon nga Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimin për referendum


Partia “E Majta” ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit për shpalljen e referendumit, përmes së cilës kërkojnë edhe anulimin e tij.

Nga kjo parti thonë se ka disa arsye për shkak të cilave duhet të ndërpriten aktivitetet për organizimin dhe mbajtjen e referendumit. Ata presin që gjykatësit kushtetues të shqyrtojnë iniciativën e tyre menjëherë pas pushimit veror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi në iniciativë kërkohet masë e përkohshme, kjo do të thotë se inicuam procedurë urgjente dhe presim që Gjykata Kushtetuese menjëherë pas pushimit, kjo do të thotë para referendumit, të deklarohen. Nëse nuk e bëjnë këtë, mund që më vonë të anulojnë rezultatet”, tha Dimitar Apasiev nga “E Majta”.

Ai tha se vendimi për referendum në disa pika nuk ëstë në pajtim me Kushtetutën, Ligjin për referendum dhe standardet evropiane. Ndërsa një nga arsyet është se referendumi është konsultativ.