Dimitrov dhe Koxias presin që Nimici në Nju-Jork të japë kornizë iniciuese për zgjidhje të emrit

Pritje se në takimin vijues më 17 janar në Nju-Jork ndërmjetësuesi Metju Nimic do të vendosë në tryezë kornizë iniciuese në të cilën në mënyrë esenciale do të përparohet në tejkalimin e dallimit rreth emrit, kanë shprehur pasdite shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në takimin në Selanik.

Të dy ministrat, siç informuan nga MPJ-ja, biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve, si dhe për kornizën e procesit për tejkalim të dallimit rreth emrit.

U dakorduan që të kenë rol më të drejtpërdrejt me qëllim të tejkalimit të dallimit rreth emrit.

Avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi në kontekst më të gjerë, i lidhur me masat vijuese për ndërtim të besimit, ishin gjithashtu në fokusin e takimit të sotëm midis ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.

Takimi i mbajt, në kuadër të dialogut të vendosur dhe konsultimeve midis të dy vendeve, të orientuara drejt përforcimit të transparencës dhe besimit të ndërsjellë.

Të dy ministrat kanë këmbyer mendime të lidhura me masat për ndërtim të besimit dhe përgatitje të tjera rreth takimeve të ardhshme të nivelit të lartë politik midis dy vendeve.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, me kumtesë të ngjashme dhe në të njëjtën kohë me atë të Maqedonisë, doli edhe MPJ-ja greke.

Takimi është paralajmëruar dje nga të dy Ministrisë në të njëjtën kohë, por nuk janë kumtuar lokacioni, as koha, deri në moment të fundit.