Dëshmitari për rastin “Llaskarcë”: Fotografi shumë e keqe, kishte shumë viktima dhe të bllokuar nën autobus


 Fotografi shumë e keqe, që asnjëherë nuk e kam parë. Ka pasur shumë viktima dhe të bllokuar në autobus që nuk arritëm t’i nxjerrim, deklaroi njëri prej dëshmitarëve okularë, banor i fshatit Llaskarcë, i cili ndër të parët ka arritur në vendin e ngjarjes, erdhi në gjykimin e sotëm për aksidentin që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti, në të cilin jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan më rëndë.

“Isha në oborrin e shtëpisë dhe e pash si u përmbys. Dëgjova tre goditje dhe diçka që po përmbysej. Menjëherë e mora veturën dhe shkova për të ndihmuar”, deklaroi dëshmitari, i cili jeton në 100 metra nga vendi i aksidentit.

Theksoi se nuk ka parë çka ka ndodhur, por vetëm ka dëgjuar goditje dhe pluhur kur diçka e madhe kishte rënë në

“Unë i pari kam hipur në autobus dhe e nxora aparatin për ndihmë të parë. I pari mora, atëherë nuk e dija se është shoferi i autobusit, një vajzë dhe një djalë më i ri”, deklaroi dëshmitari.

Së pari jashtë e pashë si është i shtrirë shoferi, e laga me ujë dhe ai u zgjua, pas çka së bashku me edhe një person tjetër e çuam në këmbë dhe i ndihmuam të hipë në automjet.

“Shoferi i autobusit nuk ka folur asgjë gjatë rrugës. Kohë[ pas kohe më ka goditur në këmbë, si duket të drejtoj automjetin më ngadalë, Vajzat nga mbrapa bërtisnin nga dhimbja dhe gjatë tërë kohës u thash se shpejtë do të arrijmë në spital”, deklaroi dëshmitari.

Paraprakisht, si dëshmitare u mor në pyetje edhe Vjollca Ibraimi njëra prej udhëtareve të lënduara në autobusin e “Duro tursit”.

“Para se të ndodhte aksidenti unë bisedova në telefon dhe nuk kam vërejtur asgjë të pazakontë. Kisha sytë në rrugë, por nuk pash pse fola në telefon”, ka thënë Ibraimi.

Theksoi se deri tek goditja në rrethojën mbrojtëse, nuk kujton në asgjë çka ia ka tërhequr vëmendjen.

“Kujtoj vetëm në goditjen në rrethojën. Më pas nuk kujtoj asgjë. Me siguri kam humbur ndjenjat. Më pas jam zgjuar në veturë rrugës për në spital”, deklaroi Ibraimi.

Në automobil ishte së bashku me shoferin e autobusit, por tha se nuk ka fotografi të qartë për atë çka ka ndodhur.

“Nuk më kujtohet mirë. E di se shoferi fliste me të gjithë ne që të jemi të vetëdijshëm, por nuk më kujtohet shumë mirë”, deklaroi Ibraimi.

Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Në marrjen e sotme në pyetje të udhëtares së lënduar dhe pas reagimeve të prokurorit publik se mbrojtësit nuk do të duhet ta kundërshtojnë njëri tjetrin kur shtrojnë pyetje, një pjesë e avokatëve të të akuzuarve reaguan se ata kanë mbrojtje të ndryshme dhe se nëse më tutje lirohen në procedurë, mund të përfshihen edhe në anën e përndjekjes.

Për aksidentin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, në të cilin e humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë, janë akuzuar gjashtë persona.

Për këtë rast të akuzuar janë pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në firmë Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda  kundër sigurisë së njerëzve në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.