Derivatet e naftës me çmime të reja


Komisioni Rregullator për Energjetik ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Kësisoj sipas vendimit të ri, përcjell SHENJA, çmimi me pakicë i benzinit EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 0.50 denarë për litër dhe tani një litër do të kushtoj 68.00 denarë.

Çmimi i EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon dhe mbetet e njëjtë, pra 69.50 denarë për litër.
Çmimi i Dizelit do të ulet për një denarë, dhe tani një litër dizel do të kushtoj 59.50 denarë për litër.
Për një denarë ulet edhe shitja e Vajit Ekstra të lehtë për amvsëri dhe tani do të kushtoj 48.00 denarë një litër.