Cipras: Nëse ekziston mundësi për zgjidhje, do të jetë marrëzi kombëtare që të mos e shfrytëzojmë


Mesazh se Athina kërkon një emër i cili do të vlejë edhe për përdorim të brendshëm dhe bilateral dhe për përdorim në KB, thekson kryeministri grek përmes një interviste me titull “Nëse ekziston mundësi, do të jetë marrëzi kombëtare që të mos e shfrytëzojmë”, për botimin javor të gazetës “Etnos”. Aleksis Cipras, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, flet më gjerësisht dhe hollësisht për çështjen për emrin, thotë se pas ndryshimit politik tek ne shikon qeveri e cila deklaron se është e vendosur të bëjë hapa, por shton se mbetet që të dëshmohet kjo në praktikë.

“Zgjidhja do të thotë emër i përbërë i pranueshëm i ndërsjellë për përdorim të përgjithshëm. Ndërsa përdorim i përgjithshëm do të thotë se nuk mund të quhet ndryshe në marrëdhëniet e tona të ndërsjella dhe në OKB, ndërsa tjetër të jetë emri kushtetues. Lidhur me NATO-n dhe BE-në, gjërat janë të qarta. Integrimi në NATO dhe fillimi i i negociatave për inkuadrim për vendin fqinj do të ketë vetëm për zgjidhje të emrit”, thotë Cipras për “Etnos”, transmeton MIA.

Lidhur me demonstratat e sotme në Selanik, kryeministri grek shpjegon se e respekton ndjeshmërinë e bashkëvendësve të tij në veri të Greqisë, duke thënë se edhe ai është gjysmë maqedonas, sepse nëna e tij ka lindur dhe rritur në rajonin grek Maqedonia, nga prindër refugjatë nga lindja e Trakisë. Por, shton se interesat kombëtare nuk mbrohen me protesta, por me aftësi negocimi, me aleanca ndërkombëtare, me qëllime të vendosur dhe me përmbajtje.

“Tanimë 25 vite fqinjët janë njohur nga shumë vite me emrin Republika e Maqedonisë. Ne kudo luftojmë që të gjithë t’i quajnë IRJM, gjegjësisht me emrin e përbërë që e përmban termin Maqedonia, por pa kurrfarë përcaktimi që do të pengonte përvetësim edhe të gjeografisë, por edhe të historisë. Do të thotë, në qoftë se ekziston mundësi për zgjidhje që do t’i mënjanojë faktet negative që na i imponuan në vitin 1992, atëherë do të jetë marrëzi kombëtare që të mos e shfrytëzojmë”, shpjegon kryeministri grek.

Aleksis Cipras në intervistë për “Etnos”-in thotë se kontesti për emrin nuk është çështje e brendshme, por evropiane dhe ndërkombëtare edhe një herë potencoi se për Athinën zyrtare, temë kryesore është irredentizmi.

“Nëse duam që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme duhet të gjejmë emër, por edhe një kornizë më e gjerë për marrëveshje që nuk do të lë hapësirë për irredentizëm dhe kërkesa historike të pasakta. Duhet edhe të dyja palët t’i qasemi problemit me realizëm dhe mençuri. Nuk duhet të lëmë kurrfarë hapësirë për konfrontime midis dy popujve sepse këto gjëra i bashkojnë më shumë nga ato që i ndajnë”, thotë Cipras.

Kryeministri grek është thellësisht i bindur se një zgjidhje që do të ishte në dobi kombëtare do të votohej me shumicë të deputetëve dhe komenton se Kamenos nuk do të bëhet Samaras, me ç’rast në mënyrë indirekte rekomandon që lideri i Grekëve të Pavarur nuk do të krijojë probleme në qeverinë greke.

Siç publikoi dje MIA, kryeministri grek për “Etnos” tha se kombi maqedonas asnjëherë nuk ka ekzistuar në kohë antike, siç nuk ka ekzistuar as kombi i athinasve ose spartanëve dhe “nuk është absurde që termi Maqedonia të përfshihet në një emër të përbërë, me përcaktim gjeografik ose kohor i cili do të vlejë për të gjithë, kështu që të jetë e qartë se askush nuk kërkon territore ose histori të popujve të tjerë”.

Portali informativ “Njuz 247” është pjesë e grupacionit të njëjtë medial me gazetën “Etnos”, nga e premtja në mbrëmje publikonte tekste të shkurtra nga intervista e Ciprasit, ndërsa për çështjen konkrete me kombin maqedonas, portali e publikoi vetëm pjesën ku kryeministri grek thotë se kombi maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë, pa pjesën e deklaratës se qëndrimi i tij i dedikohet kohës antike.