Brendi i Vip-it këtë vit do të ndërrohet në A1


Brendi i kompanisë së telekomunikacionit Vip gjatë vitit do të ndërrohet në A1. Vip është anëtar i A1 Telekom Austria Grupacionit, prej ku në vitin 2007 publikuan se gradualisht do ta vendosin A1 brendin për të gjitha kompanitë e saj.

“Edhe krahas paralajmërimit për ndryshim të emrit, të gjitha të drejtat paraprakisht të fituara dhe obligimet e shfrytëzuesve, partnerëve afaristë, klientëve dhe furnizuesve mbeten të pandryshuara dhe valide, pa nevojë për ndryshim të marrëveshjeve veçmë ekzistuese. Shfrytëzuesit nuk kanë nevojë për ndërrim të SIM kartelës, numrave, modemeve dhe çfarëdo pajisjeve tjetër, ndërsa të gjitha shërbimet dhe proceset e kontraktuara do të vazhdojnë të funksionojnë si dhe deri tani”, kumtoi sot Vip.

Me brendin A1, dëshirojmë ta përforcojmë pozitën tonë si partner të besueshëm për shfrytëzusit tanë, i cili do t’u ofrojë zgjidhje adekuate, të cilat do t’i pasurojnë jetët dhe nevojat e tyre për epokën digjitale. Në bashkëpunim me shfrytëzuesit tanë, do të zbulojmë zgjidhje të reja të mençura, me të cilat ata do të mund të kënaqen në kohën digjitale”, deklaroi Mislav Galer, drejtor ekzekutiv i Vip-it.

A1 Telekom Austria Grupacioni, i cili radhitet në bursën në Vjenë, është provajder udhëheqës i zgjidhjeve komunikuese në Evropën Qendrore dhe Lindore, me rreth 24 milionë shfrytëzues në shtatë shtete. Grupacioni është filial afarist evropian i provajderit telekomunikues América Móvil me seli në Vjenë.