Boshnjakovski paralajmëron riemërim të aeroportit të Shkupit

Me vendim të Qeverisë e cila duhet të sillet së shpejti do të bëhet riemërimi i Aeroportit të Shkupit dhe autostradës, gjë që ishte paralajmëaruar edhe në takimin mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Aleksis Cipras në Davos.

“Do të duhet të sillet vendim në Qeveri dhe kjo do të ndodh në periudhën e ardhshme, shumë shpejtë”, tha Boshnjakovski duke mos precizuar kohën se kur do të sillet ky vendim.

Kryeministri Zoran Zaev në Davos paralajmëroi se në shenjë të vullnetit të mirë dhe përmirësimit të raporteve me Greqinë, Maqedonia do ti ndryshon emrat e Aeroportit dhe autostradës ndërkombëtare që do të emërohet në “Miqësi”.