Borisov: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, të mos e humbasin këtë mundësi

Gjithmonë kemi theksuar se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë tek ne për BE-në, por asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim pranimin e saj. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi.

Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit konsultues te presidenti Rumen Radev, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe shefe e diplomacisë Ekaterina Zaharieva dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.

“Deri dje kemi thënë se jemi popuj vëllezëror, le të mos vazhdojël lufta vëllavrasëse nga propaganda në Shkup sepse ne popull më të afërt nuk kemi. Ta ndalojmë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, kjo do të regjistrohet në historinë se të gjitha 27 vendet i kanë mbështetur, ndërsa vetëm Bullgaria i ka ndërprerë. Ne duam që edhe Shqipëria  të shkojë së bashku me Maqedoninë e Veriut. Por, asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim hyrjen në BE. Kemi në dispozicion 71 instrumente në bisedime për kapitujt. Le të mos luajnë me historinë dhe të kaluarën dhe të përqendrohemi në të ardhmen”, tha Borisov.

Karakaçanov, pas takimit, si dhe para disa ditëve, tha se Bullgaria nuk mundet pa kusht ta mbështes Maqedoninë e Veriut dhe duhet të vendos kushte shumë të qarta. Edhe ai konsideron se varianti më i mirë do të ishte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedime për anëtarësim në BE.

“Absolutisht jemi unanim se edhe krahas disa avanthazheve të komisionit për çështje historike, punët nuk janë të kënaqshme, ndërsa shkak për këtë është politika e Shkupit të anulohet dhe të blihet kohë. Jemi marrë vesh që mbështetja mund të jetë e pakushtëzuar, tha Karakaçanov.