Banka kreditore: Kuniko mund t’i paguajë rrogat në Feni 


­ Bankat kreditore në “Feni Industri” në një reagim me shkrim ndaj fjalimit të Dmitri Çerlaskit, siç theksojnë, gjoja përfaqësuesin e Kuniko grup, njoftojnë se nuk ka për qëllim që përmes mjeteve për informim të polemizojnë me të, për të gjitha të pavërtetat dhe marrëzitë e tij të parashtruara në komunikatë.

“Ndërkaq, bankat nuk e dinë se në cilën cilësi vjen ky person, nëse merret parasysh se në rrjetin social Linked in, paraqitet si person që kërkon punë”, shkruan në reagimin me të cilin është deponuar edhe kopja e profilit të personit Dmitri Çekarski, tek i cili, siç theksojnë, shihet se është CFO e ndonjë grupi internacional, e i cili kërkon mundësi të reja për punësim, por nuk përmendet askund se ka ndonjë funksion në “Kuniko”.

Nga e gjithë kjo, sipas bankave kreditore, është evidente se as ata vetë nuk janë të sigurt, se kush është pronar i “Feni Industri”, për shkak se varësisht nga disponimi një herë e prezantojnë “Kuniko” si pronar, e pastaj me gjoja kontratë të lidhur si pronar e prezantojnë “Enekod”. Kuniko, siç theksojnë do të mund të jetë bashkëbisedues relevant në bisedën me bankat kreditore vetëm pasi që do t’i paguajë dy rrogat e mbetura për të punësuarit dhe një pjesë nga detyrimet e skaduara ndaj bankave, e të cilat i kanë të mirënjohura.