Arben Taravari: Çdo ditë e më pak mjek në Maqedoni

Ish ministri i shëndetësisë dhe kryetar aktual i Komunës së Gostivarit me kritika të fuqishme drejtuar qeverisë për departamentin e shëndetësisë. Së fundmi, Taravari në rrjetet sociale ka postuar koment në të cilin alarmon se pas një periudhe të shkurtër do të mbyllen shumë spitale në Maqedoni sepse nuk do të ketë mjekë.

“Një mjek formësohet gjashtë vjet me shumë përkushtim dhe sakrificë, Maqedonia ende nuk ka strategji për të mbajtur mjekët në vend.
Për disa vjet do të na mbyllen shumë spitale nëpër shumë qytete në Maqedoni!

Çdo ditë nga një mjek më pak!”, shkruan Taravari.