Apeli shpëton nga burgu Popovskin

Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin prej 9 vjet burg për ish-ndihmësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjoko Popovskipër furnizim në mënyrë joligjore të 300 veturave të MPB-së, bën të ditur Sdk.mk nga burime gjyqësore.

Automatikisht shfuqizohet edhe vendimi që t’ia kompensojë dëmin MPB-së prej 28 milionë denarë në këtë lëndë të njohur me “Treqind”.

Aktgjykimin me 22 maj e shqiptoi gjykatësja Dobrilla Kacarska. Gjykatae Apelit ia shfuqizoi vendimin dhe e ktheu në rigjykim në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Popovski është kthyer pas në burgun e Shutkës më 12 dhjetor, konfirmoi për Sdk.mk, drejtori Gjoko Kotevski. Gjykata e Apelit i ka caktuar masë paraburgimi në këtë rast për shkak rrezikut nga ikja, që gjykata ia caktoi me kërkesë të Fatime Fetait, pas shqiptimit të dënimit me burg.