Anketë: Shqiptarët dhe maqedonasit janë ‘pro’ referendumit për emrin e Maqedonisë

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër ndryshi8mit të emrit, edhe pse ky është kushti për anëtarësim në NATO. Kjo është përgjigja e qytetarëve për anketën e Brima, që është bërë me kërkesë të portalit MKD.

Nga të ankeutarit, 81.4 përqind e shqiptarëve pajtohen me ndërrimin e emrit, kurse 15,6% e maqedonasve nuk pajtohen të ndërrohet emri. 12,9% e maqedonasve dhe 1,5% e shqiptarëve janë kundër anëtarësimit në NATO.

77,2% e shqiptarëve mendojnë se në Kuvend duhet të miratohet ndryshimi i emrit, kurse 29,2% e maqedonasve kanë këtë mendim. Mirëpo, 61,3% e maqedonasve mendojnë se Kuvendi nuk duhet të merret me këtë çështje, dhe mendim të këtillë kanë vetëm 11,9% e shqiptarëve.

Sa i përket referendumit për çështjen e emrit, shqiptarët dhe maqedonasit janë të përafërt. 58,9% e maqedonasve dhe 64,1% e shqiptarëve mendojnë se çështja e emrit duhet të kaloj në referendum popullor.