Anketë: LSDM vazhdon të ketë mbështetje të fuqishme nga qytetarët shqiptarët


LSDM vazhdon të ketë mbështetje të fuqishme nga votuesit shqiptarë. Në sondazhin e fundit të kryer nga TV “Telma” dhe Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar thuhet se 13.2 përqind qytetarë shqiptarë do ta votonin LSDM-në në qoftë se nesër do të mbaheshin zgjedhjet. Me këtë përqindje LSDM është partia e dytë më e popullarizuar në elektoratin shqiptar, pas BDI-së, për të cilën do të votonin 30.8 përqind të shqiptarëve. E treta renditet Aleanca për Shqiptarët me 12.4 përqind, e ndjekur nga Besa me 8.5 përqind. Ndërsa për PDSH-në do të votonin vetëm 2.6 përqind./nezavisen