Amdi Bajram: Nga Kali i mirë , ngrihet shumë pluhur


Amdi Bajram nuk është përfaqësues i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, akuzojnë disa përfaqësues të romëve të Maqedonisë. Sipas Kurto Dudush, Amdi Bajram dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë që të mos ndiqet për vepra penale të bëra nga ai dhe djemtë e tij.

“Besoj në shtet të së drejtës dhe dua ta porisis Amdi Bajramin që gënjehet nëse mendon se nëse hyn në koalicion do ta shpëtojë veten dhe familjen e tij. Kjo është arsyeja e vërtetë për interesin e tij për hyrje në qeveri, të mos e mashtrojë opinionin, që për dashurinë ndaj romëve bën lëvizje të këtilla”, tha Kurto Dudush, kryetar i Shuto Orizares.

Dudush, kryetar i Shuto Orizarës i dalë rradhët e LSDM-së, i kërkon kryeministrit Zaev që ta rishohë vendimin e tij për koalicionim me Amdi Bajramin. Të njejtën kërkesë ka edhe kryetari i Partisë Demokratike të Romëve.

“Pat thënë se në Maqedoni do të ketë jetë. Kryeministër Zaev, me Amdi Bajramin nuk ka jetë për romët”, tha Milazim Sakipov, Partia Demokratike e Romëve.

Kundër Amdi Bajramit në Qeveri është edhe lideri i Partisë për Emancipimin e Romëve.

“Ai është i vetëijshëm se nëse nuk është në koalicion, nëse nuk është në Qeveri, nuk ka parti. Ai mund të funksionojnë vetëm nëse është në Qeveri, prandaj, duke u thirrur në popullin rom, thotë se romët nuk munden pa qeveri. Jo. Amdi Bajrami nuk mundet pa qeverinë”, u shpreh Nexhdet Mustafa, Partia e bashkuar për emancipimin e Romëve.

Amdi Bajram u kundërpërgjigjet akuzave.

“Duhet të ngjitesh shkallë pas shkalle, dhe ashtu të zbresësh, kështu duhet të mësojnë që nuk mund të ngjitesh direkt lart. Andaj duhet të mësojnë, unë jam më i vjetër, duhet të mësojnë nga unë. Unë vazhdimisht u zgjas dorën. Më 8 prill i ftova edhe Kurton, Nexhon, të gjtha partitë politike rome, të bëhemi bashkë për të mirën e romëve, por nuk kjo nuk u përshtatet. Nuk e di nga se frikësohen, ata vetëm mund të përfitojnë nga unë. Normalisht që do të më sulmojnë. Nga kali i mirë, ngrihet shumë pluhur”, u shpreh Amdi Bajram, deputet i Lidhja e Romëve.

Amdi Bajram gjithashtu thotë se beson tek koalicioni qeverisës, dhe se të njejtin do ta mbështesë edhe në qoftë se nuk do ta pranojnë në koalicion./koha