Ambasada e Rusisë reagon ndaj deklaratës së Zaevit për “Komitët”

Deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se biznesmenë rusë i kanë nxitur “komitët” për të protestuar në Maqedoni nga Ambasada ruse në Shkup e vlerësojnë si të papërgjegjshme në aspektin politik.

“Deklarata e Zaevit e vë nën pikëpyetje sinqeritetin e angazhimeve të Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Rusinë. Me keqardhje jemi duke konstatuar se rusofobia gjithnjë e më shumë po bëhet vegël e politikës së jashtme por edhe të brendshme, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse në Maqedoni”, të publikuar në profilin zyrtar të ambasadës në Tuiter.

Komentin për pohimet se disa biznesmenë rusë i kanë nxitur protestat në Maqedoni kryeministri Zaev sot, pas fillimit të ndërtimit të fabrikës së kompanisë amerikane “Dura” në Bunarxhik, e dha pas raporteve të marra pas bisedave në polici me një pjesë të pjesëmarrësve.

“Flas nga ajo që e dëgjoj në raportet që i kemi marrë. E dini që ata djem të rinj “komitë” kur sulmuan policë ishin të ftuar në polici për deklaratë, kështu që përmendën biznesmenë nga Rusia se kanë dhënë para, për këtë shkak janë këtu dhe se nuk kanë asgjë kundër ose ngjashëm”, tha Zaev.

Maqedonia, shtoi është vend i vogël dhe dëshiron të ndërtojë miqësi me të gjithë, përfshirë edhe me Federatën Ruse.