Aliu: Pa sundimin e së drejtës, nuk ka anëtarësim të Maqedonisë në BE

Shkruan: Qenan Aliu

Pa sundimin e së Drejtës, vendi nuk mund ta kalojë asnjë KAPITULL të librit- Rruga e Integrimit për në BE !

Miq të dashur,

Vendimi përfundimtar për fillimin e negociatave sjellet edhe në parlamentet nacionale të shteteve anëtare të BE-së. Sigurisht se për Maqedoninë do të varet edhe përparimi që do të bëhet me rreformat në fushat e notuara dje në Luksemburg nga ana e Këshillit të Be-së .

Pra në këtë samit fjala është për përcaktimin e datës për çeljen e negociatave e jo për anëtarësim. Është sukses, u përcaktua qershori në vitin e ardhëshëm-2019-të.

Rruga për integrimin e plotë , shikuar nga normativa e Be-së po edhe nga praktika e procesit është e gjatë dhe e mundimshme. Maqedonia gjindet në startin e binarëve të integrimit, që për të arritur qëllimin duhet të zbatojë rreformat me seriozitetin më të madh. Pa sundimin e së drejtës, nuk ka integrim, duke filluar nga tani çdo devijim për mos zbatimin e rreformave, vendi nuk do të mund ta kalojë asnjë KAPITULL të librit – Rruga e Integrimit për në Bashkimin Evropian !