Ali Ahmeti: U prehsh në paqë Qimo, të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes


Pas ndarjes nga jeta të ish ministrit dhe sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Abdylaqim Ademi, lideri i BDI-së Ali Ahmeti u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit.

Ahmeti në rrjetin e tij social të facebook-ut shkruan:

Pjesë e pandarë e jona mbetësh përgjithëmonë, pjesë e përditshmërisë sonë, pjesë e çdo të arriture, pjesë e çdo vështirësie, pjesë e familjës që e ndërtuam sëbashku.

Me lutjet tona jemi pranë familjës, bashkëshkortes dhe djalit, ata janë pjesë e jona.

Ike i ri, në heshtje dhe qetësi, por la mbrapa vetës shumë shokë dhe vepra për të cilat do të kujtohesh përjetësisht.

U prehsh në paqë Qimo, të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes.