Ali Ahmeti: Inkurajojmë zgjidhje të shpejtë për emrin, shqipja çështje ditësh


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot është takuar me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni Vauter Plomp.

Ahmeti dhe Plomp diskutuan për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin euroatlantik. Ahmeti ka elaboruar qëndrimet e BDI-së rreth negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, të ndërmjetësuar nga Nimic, njofton Medial.mk.

BDI inkurajon zgjidhje të shpejtë të këtij problemi të stërzgjatur dhe mbështet plotësisht dialogun e drejtpërdrejt drejt zgjidhjes.

Ahmeti përsëriti qëndrimin për ligjin për gjuhët duke theksuar që miratimi përfundimtar është çështje ditësh dhe që të gjithë duhet të japin kontribut në rrumbullakimin e suksesshëm të pjesës normative të marrëveshjes paqësore të Ohrit.

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen opinione rreth punës së Kuvendit dhe ekzekutivit, me ç’ rast, lideri i BDI-së Ahmeti theksoi pritjet e tija më të mëdha në adresim të sfidave të përditshme.