Albanofobi dhe seksizëm në publikimin e Agjencisë për të rinj dhe sport (Foto)


Vargje me albanofobi dhe përmbajtje seksiste mund të vërehen në pjesë të poezive nga përmbledhja e shkrimeve të projektit “Poetë të ri”, publikim i shpallur nga Agjencia për të rinj dhe sport, qv këtë fundjavë u shpall në gazetën ditore ‘Nova Makedonija’.

Redaktor i publikimit, të botuar në tirazh prej 5.000 copë, është vetë drejtori i agjencisë, Darko Kaevski.
Në rrjetet sociale qarkullojnë numër i madh i komenteve negative, ndërsa Agjencia për të rinj dhe sport preket nga një skandal./Telegrafi/