Aksident në rrugën Katllanovë-Badar, humbin jetën dy persona


Dy persona të vdekur janë nxjerë dje nga vetura e cila kishte dalë nga rruga lokale Katllanovë- Badar, në afërsi të urës së lumit Pçinjë.
Siç kanë informuar nga MPB, dje rreth orës 12:00 është lajmëruar për automjetin i cili është parë në lokacionin e locuar, ndërsa pas lajmërimit të rastit ka intervenuar ekip i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve në Shkup.
Ajo ka nxjerr automjetin “Fiat Multipla” me tabela të Shkupit, ndërsa në të ka pasur dy persona të vdekur. Bëhet fjalë për personat Z.N (39) nga Shkupi dhe S.P (22) nga Shkupi. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjek i Ndihmës së shpejtë. Pas urdhrit të Prokurorit publik, trupat e viktimave janë dhënë në obduksion./Gazeta e Pavarur