11 aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme në Shkup

Gjithsej 11 aksidente kanë ndodhur dje në rajonin e SPB Shkup, në të cilat gjashtë kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa në tetë prej tyre është shkaktuar dëm material.
Për tejkalimin e shpejtësisë së paraparë janë sanksionuar 73 shoferë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 14 persona, trе nën ndikimin e alkoolit dhe 10 të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferin. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 10 automjete të paregjistruara.
Karrotreci ka ngritur 62 automjete./Gazeta e Pavarur