„Тrajektorja“, prezantohen SMS mesazhe për bashkëpunimin me “Sinohidro”


Me prezantimin e SMS-komunikimit midis ish-zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski dhe bashkëpunëtorëve të tij nga kabineti përmes të cilit e kanë dakorduar bashkëpunimin me kompaninë kineze “Sinohidro” për ndërtimin e autostradës në Maqedoni, në Gjykatën penale filloi gjykimi për lëndën “Trajektorja” e PSP-së.

Prokurorja Lile Stefanova prezantoi SMS-mesazhe edhe nga komunikimi midis Mile Janakievskit dhe bashkëpunëtorëve të cilët e informojnë se “Kinezët kanë kërkuar të nënshkruhet marrëveshje me ‘PowerChina’” ndërmarrje si motër e “Sinohidro”. Bashkëbiseduesi i ka thënë se “me siguri përmes kësaj dëshirojnë ta fshehin gjendjen financiare”.

Në “Trajektoren” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i NP për rrugë shtetërore Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shti- dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej të paktën 155 milionë euro.